Chelsea e fiton në fund dramën ndaj Liverpoolit NULL NULL 04.10.2025 20:42 04.10.2025 20:42 Chelsea e ka fituar në mënyrë dramatike derbin ndaj Liverpoolit me rezultat 2:1. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, ku në minutën e 14-të Caicedo realizoi një super gol. Rezultati u barazua tek pas një ore lojë, ku Gapko shënoi pas një asistimi të Isakut në minutën e 63-të, njofton Klankosova.tv. Kurse, golin e fitores, Chelsea e shënoi në minutën e 95-të të shtesës me anë të Estevaos. Me këtë fitore, Chelsea gjendet në vendin e gjashtë me 11 pikë, katër më pak se Liverpooli që është në vendin e dytë.