Chelsea blen Pedro Neton për 63 milionë Euro nga Wolves NULL NULL 09.08.2024 15:51 09.08.2024 15:51 Fotografi ilustruese Skuadra angleze Chelsea ka siguruar shërbimet e portugezit Pedro Neto. Kështu së paku ka raportuar gazetari Fabrizio Romano, i cili tha se skuadra aktuale e lojtarit, Wolves, e ka pranuar ofertën e Chelseat. Pakoja finale për shërbimet e Netos, sipas Romanos, do të jetë në vlerë prej 60 milionë euro plus 3 milionë shtesa. “Pedro Neto veçse është pajtuar me kushtet personale teksa agjenti i tij, J. Mendes e arriti marrëveshjen me Chelsean sot”, shkroi Romano. Ndërkaq, sipas tij, Wolves tani dëshiron Carlos Forbes nga Ajaxi për të zëvendësuar Pedro Neton, i cili pritet të udhëtojë sot për në Londër. Testet mjekësore për Pedron tashmë janë caktuar. /Klankosova.tv