Charlize Theron: Që 10 vjet s’kam të dashur NULL NULL 05.04.2019 19:30 05.04.2019 19:30 Charlize Theron është e hapur për një lidhje dashurie, por ajo ka nevojë për një burrë që të bëjë hapin e parë. Aktorja 43 vjeçare ka folur për jetën e saj romantike derisa po e promovonte komedinë romantike “Long Shot”. “Kam qenë beqare për 10 vjet, nuk është kohë shumë e gjatë. Dikush duhet të rritet në çift dhe të bëjë një hap. Unë jam çuditërisht në dizpocion për një lidhje dashurie”, ka thënë Theron për “Entertainment Tonight”, transmeton Klan Kosova. Kolegu i Theron në këtë film, Seth Rogen, e shfrytëzoi këtë moment për të bërë shaka. “Ajo është në treg”, tha ai duke qeshur. “E bëra shumë të qartë këtë”, ka thënë Theron tutje po ashtu duke qeshur. Lidhja e fundit serioze e aktores ishte me Sean Penn. Ata ishin të fejuar, por u ndanë në vitin 2015. “Ne ishim në lidhje dashurie, por thjesht nuk ecte më. Të dy vendosëm së bashku që të ndahemi – kaq ishte”, kishte thënë Theron për ndarjen me Penn, në vitin 2016. Para Penn, ajo ishte në lidhje me aktorin Stuart Townsend pasi ata ishin takuar në xhirimet e filmit “Trapped”. Ata ishin ndarë në vitin 2010. https://www.youtube.com/watch?v=VzMOjDISLpQ&fbclid=IwAR2UlXOVbJD1xUU-QN_gO4yiQWdOkUo_v_kZpIW1OfE96hJ27k3dxjEs0VM&app=desktop