Channing Tatum bëhet tullac, del për pazar me të dashurën NULL NULL 27.03.2019 12:03 27.03.2019 12:03 Gjërat mes Channing Tatum dhe Jessie J që kanë nisur romancën e tyre tash e pesë muaj po shkojnë shumë mirë. Së fundmi ata janë parë krahë për krahu derisa po bënin pazar në Los Angeles. Kjo dalje e çiftit shënon herën e parë që aktori ka dalë në publik pasi ka rruar flokët, një javë pasi e ka pranuar se ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të bardhë ishte një ‘ide e keqe’. Tatum dhe Jessie J kishin zgjedhur të dy veshje shumë sportive derisa kjo e fundit nuk kishte vënë as grim, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja britanike është takuar me aktorin në vitin 2015 kur ajo i kishte ndarë atij një çmim në MTV Movie Award për rolin në filmin “21 Jump Street”. Çifti ka nisur lidhjen e dashurisë në muajin tetor, në të njëjtin muaj kur ish-bashkëshortja e aktorit Jenna Dewan kishte aplikuar për divorc nga ai.