Champions League, sonte dihen katër çerekfinalistët e parë NULL NULL 11.03.2025 08:14 11.03.2025 08:14 Liga e Kampionëve kthehet me ndeshjet e 1/8-tës së finales. Sonte do të dihen çerefinalistët e parë të kësaj gare prestigjioze. Barcelona në shtëpi do ta pres Benfican. Barca nga ndeshja e parë e ka një epërsi minimale si mysafire e portugezëve me rezultat 0:1. Kjo lojë nis nga ora 18:45. Krejt tjetër është situata në mes të skuadrave gjermane, Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen. Në takimin e parë në “Allianz Arena”, “bavarezët” bindshëm triumfuan ndaj “farmacistëve” të Granit Xhakës me rezultat 3:0, njofton Klankosova.tv. Ndeshja Bayern Munchen – Bayer Leverkusen, fillon nga ora 21:00. Edhe Interi e ka një epërsi solide ndaj holandezëve të Feyenoordit. “Nerazzurët” si mysafir shënuan fitore me rezultat 0:2. Po ashtu edhe takimi mes Interit dhe Feyenoordit, nis nga ora 21:00. Derisa, Liverpool në “Anfiled Road” është nikoqire e Paris Saint Germain. Skuadra e Arne Slot, e arriti një fitore goxha të zorshme në lojën e parë në “Parc des Princes”, krejt në fund me rezultat 0:1. Mbetet të shihet se kush nga katër skuadrat do të jenë çerekfinalistë të Champions League. Lojët e Champions-it transmetohen drejtpërdrejt në kanalet sportive të Artmotion./ Klankosova.tv