Çfarë thotë studimi më i ri për meshkujt që kanë tatuazhe? NULL NULL 27.12.2016 21:30 27.12.2016 21:30 Gratë janë treguar gjithmonë të kujdesshme kur kanë pasur takime me meshkuj të cilët kanë tatuazhe në trup. Por një studim i ri ka rikonfirmuar dyshimet e tyre duke treguar se meshkujt me tatuazhe në trup kanë më shumë mundësi për të tradhëtuar, transmeton Klan Kosova. 2500 burra dhe gra heteroseksualë u pyetën gjatë një studimi për mendimin e tyre për disa foto me meshkuj gjysmë të zhveshur. Disa imazhe ishin modifikuar duke shtuar tatuazhe në trupin e tyre. Sipas studimit burrat që kishin tatuazhe konsideroheshin si më shumë tërheqës, se sa ata që nuk kishin. Por sipas femrave burrat me tatuazhe ishin më pak tërheqës, zbuloi studimi i publikuar në gazetën “Personality and Individual Differences”. Pavarësisht se një kërkim shkencor pohon se meshkujt me tatuazhe janë më të shëndetshëm, ata gjithashtu konsiderohen më mashkullorë, dominantë e agresivë. “Mashkulliteti” lidhet me nivele të larta të testoseronit, një hormon që përveçse është përgjegjës për rritjen e muskujve dhe nxitjes seksuale, inkurajon meshkujt të tradhëtojnë. Shkencëtarët nga Universiteti i New Meksiko më parë zbuluan se meshkujt në marrëdhënie romantike të përkushtuara kishin nivele më të ulëta testosteroni.