Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë përforcime po paralajmëron Ylli me frazë kënge të Sinan Vllasaliut?

NULL NULL
14.11.2025 15:39

Edicionin 2025/26 nuk e filloi aspak mirë!

Golden Eagle Ylli në pesë ndeshjet e para ka fituar vetëm një, duke humbur plot katër të tjera.

Kjo ka shtyer drejtuesit e klubit nga Suhareka të reagojnë menjëherë, duke hapur ‘kuletën’ për përforcime të reja, njofton Klankosova.tv.

Zërave se “Xhebrailat” do të nënshkruajnë me amerikanin Scott Bamforth, i cili ka edhe pasaportë kosovare, sot i dha bujë edhe vetë klubi që sivjet shënon 50 vjetorin e themelimit.

Me anë të një postimi të “mistershëm” në faqen zyrtare të facebook-ut, Ylli ka luajtur me shkronjën S, duke shtyer tifozët e vetë, sikurse edhe mbarë opinionin basketbolldashës, të krijojnë bindjen se mund të jetë pikërisht basketbollisti i shumë përfolur së fundmi.

Bëhet fjalë për një lojtar që ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura, përfshirë  Sevillan e Mursian në Spanjë, derisa me italianët e Dinamo Sassarit, triumfoi në FIBA Europe Cup, raporton Klankosova.tv

Megjithatë, duke parë se suharekasit shkruajtën “2×2”, lehtë mund të bëhet fjalë për dy përforcime, gjë e cila shpejt pritet të kuptohet, kur edhe bëhen zyrtare./Klankosova.tv

lajme të ngjashme