Çfarë i ndodh trupit kur teshtini? NULL NULL 10.12.2018 10:30 10.12.2018 10:30 Teshtitja është procesi kur diçka na irriton në brendësi të hundës sonë, dhe një nerv i vogël i dërgon mesazh trurit, i cili më pas dërgon mesazhe për shumë pjesë të tjera të trupit për të lehtësuar teshtitjen. Numri i teshtimave zakonisht varet nga niveli i acarimi të hundës, njofton Klan Kosova. Disa nga faktet se çfarë ndodh trupit gjatë teshtimës i kemi paraqitur më poshtë: 1.Kur ju teshtini ajri udhëton me shpejtësi 160km/h. 2.Bakteriet që i hidhni gjatë teshtitjes mund të arrijnë shumë larg. 3.Rrezet e diellit mund të jenë shkaktarët e teshtitjes. 4.Sytë mbyllen pa vullnetin tuaj. 5.Zemra nuk ndalet kur ju teshtini. 6.Është më mirë të teshtini zhurmshëm se sa të përmbaheni.