Çështja e presidentit, Konjufca: Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës NULL NULL 15.04.2026 11:44 15.04.2026 11:44 Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës. Konjufca i cili njëherësh është kandidat zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje për president tha se do të tërheq kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president. “Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha shkurt Konjufca, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.