Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Certifikimi i rezultateve të 9 shkurtit, KQZ: Procesi në fazën e ankesave

NULL NULL
21.03.2025 14:51
Foto arkiv. KQZ.

Më 15 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit të cilat ende nuk janë certifikuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për Klankosova.tv se aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.”, tha ai për Klankosova.tv.

Bazuar në rezultatet e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë 396 mijë e 787 vota apo 42, 30 për qind;

Partia Demokratike e Kosovës, i ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind;

Subjekti i tretë politik, Lidhja Demokratike e Kosovës, 171 mijë e 357 vota apo 18, 27 për qind;

Ndërsa AAK-NISMA dhe partnerët e tjerë të këtij koalicioni i kanë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind.

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të 9 shkurtit

lajme të ngjashme