Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme NULL NULL 20.05.2024 17:39 20.05.2024 17:39 Presidenti iranian Ebrahim Raisi u drejtohet të pranishmëve në një paradë ushtarake që shënon përvjetorin e Ditës së Ushtrisë së Iranit në një bazë ushtarake të Ushtrisë në Teheran, Iran, më 17 prill. Morteza Nikoubazl/NurPhoto/Getty Images Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij do të fillojnë të martën e ardhshme, sipas agjencisë së lajmeve IRNA. Thuhet se do të zhvillohet në qytetin veriperëndimor të Tabrizit dhe më pas trupi i presidentit Raisi do të dërgohet më vonë në Teheran. “Ceremonitë e varrimit për presidentin dhe shokët e tij do të zhvillohen të martën në orën 9:30 me orën lokale në Tabriz”, tha agjencia e lajmeve IRNA, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.