Çerekfinalja e Kupës së Italisë: Gjimshiti përballë Zhegrovës NULL NULL 03.12.2025 19:40 03.12.2025 19:40 Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ekipi i udhëhequr nga Raffaele Palladino, ka fituar bindshëm ndaj Genoas me rezultat 4:0, ku njërin prej golave e realizoi edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, në minutin e 19-të. Në çerekfinale, Atalanta e Gjimshitit për kundërshtar do ta ketë Juventusin e Edon Zhegrovës. “Zonja e vjetër” mbrëmë mposhti Udinesen me rezultat 2:0.