Çerdhja që me punë dorë po ju ndihmon familjeve në nevojë (VIDEO) NULL NULL 11.06.2018 14:54 11.06.2018 14:54 Alije Murati nga kopshti “Play and Learn”, është shumë i hapur për të bashkëpunuar duke ju ndihmuar familjeve në nevojë së bashku më fëmijët e kopshtit, edukatorët dhe prindërit, transmeton Klan Kosova. Ata gjatë tërë vitit së bashku me fëmijët punojnë punë dorë dhe me paratë e fituara i ndihmojnë familjet që kanë nevojë. E për festën e Bajramit në bashkëpunim me prindërit kanë vendosur ta përkrahin iniciativën e shoqatës ‘Nëna dhe Fëmijë të lumtur’ për tabakun solidar.