Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Celtics kualifikohen në finale të Lindjes (VIDEO)

NULL NULL
nga Shpend Spahija 15.05.2023 08:04

Boston Celtics kanë fituar ndeshjen e 7 të serisë së gjysmëfinaleve në Lindje ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 112-88.

Fituesit u udhëhoqën nga Jayson Tatum i cili theu rekord për më së shumti pikë të shënuara në një ndeshje të 7 të playoff-it në histori të NBA.

Ylli i “Keltëve” regjistroi 51 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime në këtë ballafaqim.

Celtics në finale të Konferencës së Lindjes do të ballafaqohen me Miami Heat dhe seria e këtyre ndeshjeve fillon të enjten në mëngjes me kohën tonë lokale.

 

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO

lajme të ngjashme