“Çelësi i Talentit” nga Daniel Coyle (VIDEO) NULL NULL 18.02.2016 11:20 18.02.2016 11:20 Cili është sekreti për t’u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë? Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë – vende të vogla që prodhojnë talentë të mëdhenj, duke filluar nga një kamp muzike në periferi të New Yorkut te një shkollë fillore në Kaliforni si dhe fushat e bejzbollit në Karaibe. Gjeti se e përbashkët e të gjithave ishte një model – metodë specifike e trajnimit, motivimit dhe ushtrimit, njofton Klan Kosova. Ky model, që ka të bëj me mekanizmat fundamentalë përmes së cilave truri përfiton aftësi, na jep një rrugë të re mendimi për talentin – poashtu mjete të reja me të cilat mund të zbulojmë talentet tona dhe të fëmijëve tanë. Kronikë nga Gonxhe Gërxhaliu.