Çeku i LVV-së, Hotit: Çfarë ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse serbe? NULL NULL 18.09.2020 13:57 18.09.2020 13:57 Deputeti nga radhët e LVV-së, Hajrulla Çeku, ka thënë se në vazhdën e pikave të marrëveshjes së 4 shtatorit ata do të shpalosin shqetësimin e tyre për pikën lidhur me kishat ortodokse. Çeku ka thënë se kjo pikë ka sjellë rrezik të ri pasi Avdullah Hoti, kryeministri i vendit, sipas tij nuk e ka kundërshtuar. “Vazhdojmë me zbërthimin e dokumentit të Washingtonit, zotimeve te njëanshme të Z. Hoti, për të shpalosur shqetësimin tonë lidhur me pikën e kishave ortodokse”. “Ne e patëm pyetur Hotin se cili është plani i tij për ta kundërshtuar këtë pikë, qëllimin tonë për të ndihmuar ai e ka konsideruar si hipotezë. Për fat të keq tani na ka sjell një rrezik të ri që po e trason rrugën drejt eksterritorialitetit për kishat ortodokse në Kosovë”. “Delegacioni i Kosovës ka shkuar atje pa përgatitje, këtë e dëshmojnë të gjitha pikat e marrëveshjes të cilat janë pa kërkesën e delegacionit kosovarë. Ata kanë përfunduar duke i pranuar të gjitha kërkesat e Serbisë një ndër to edhe pika që lidhet me liritë fetare dhe mbrojtjen e kishave”. Çeku deklaroi se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovë ofrojnë mbrojtje për liritë fetare dhe veçanërisht për monumenet ortodokse. “Ne mendojmë se nuk ka pasë asnjë nevojë që për çështje të natyrës kushtetuese të trajtuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës të ketë diskutime ndërkombëtare e aq më pak para Serbisë”. “Kishat ortodokse në Kosovë gëzojnë territorin e pronës së tyre, që janë të kodifikuara si në Kushtetutë ashtu edhe në ligjet e vendit, po ashtu ka edhe ligje të veçanta që sigurojnë paprekshmërinë e kishave dhe manastireve jo vetëm për pronën por edhe zonën për rreth”. “Në rrafshin politik Kosova ka plotësuar të gjitha obligimet nga negociata e Vjenës dhe plani i Ahtisarit, garancit për mbrojtjen e kishave ortodokse janë të përfshira në Kushtetutën e Kosovës dhe në 6 ligje te Kosovës”. “Prandaj me të drejtë pyesim nëse ndonjëherë delegacioni i Kosovës i ka lexuar këto ligje që kanë rol të madh të mekanizmave për mbrojtjen e kishave ortodokse”. Ai më tutje ka thënë se Kisha Ortodokse nuk e njeh sovranitetin e Kosovës dhe ka pyetur se çfarë ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse. “Kisha Ortodokse serbe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për fat të keq kjo kishë kërkon zbatim të njëanshëm të Kushtetutës. Ajo çfarë ne parashtrojmë si pyetje është se çka ka mbetur pa i dhënë kishës ortodokse serbe, a është ky paralajmërim se po hapet plani i Ahtisarit. Hoti nuk po na tregon se cila ka qenë përgjigja që kanë dhënë në takime, e as çfarë do të jetë përgjigja në takimet e radhës sepse kjo temë do të jetë temë diskutimi në procesin e dialogut”, ka thënë Çeku në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.