Çekia krijon sistem të centralizuar të “karantinës së mençur” NULL NULL 27.07.2020 22:53 27.07.2020 22:53 Zëvendëskryeministri i Republikës Çeke, Jan Hamacek, tha se qeveria e këtij vendi do të krijojë një mekanizëm të ri për të koordinuar sistemin e “karantinës së mençur”. Në këtë mekanizëm u tha se do të jenë të përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të asaj të Shëndetësisë. Thirrjet e mëhershme që sistemi të merret përsipër nga ushtria, janë refuzuar nga ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech. “Karantina e mençur”, e cila përfshin një bazë të centralizuar të të dhënave dhe aplikacione për gjurmim të kontakteve, është ofruar si mjet për luftimin e përhapjes së koronavirusit në pranverë, por prezantimi i saj është shtyrë vazhdimisht. Ndërkohë, autoritetet çeke i kontrolluan shifrat e rasteve me koronavirus në fundjavë dhe gjetën se numri i pacientëve të shëruar ishte për 1,775 më i lartë sesa raportohej më parë. Republika Çeke ka konfirmuar gjithsej 15,324 raste me koronavirus, prej të cilave 11,429 janë shëruar. Auditimi i shifrave u bë pas javës kur u regjistruan mbi 200 raste të reja në ditë. Vetëm 15 pacientë në gjithë Çekinë janë në gjendje serioze ose në kujdes intensiv. Shumica dërrmuese e rasteve me koronavirus janë asimptomatike ose të buta. Praga i hoqi të hënën kufizimet e hyrjes për udhëtarët nga Suedia, që do të thotë se e gjithë Evropa tani është “e gjelbër” në hartën çeke të udhëtimit. Udhëtimi nga Republika Çeke aktualisht është i kufizuar në Estoni, Letoni dhe Qipro./tch