Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Call of Duty: Warzone ndalon mbi 500 mijë mashtrues që nga lansimi i vitit të kaluar

NULL NULL
21.05.2021 11:25

Më shumë se gjysmë milion lojtarë të Call of Duty, Warzone janë ndaluar për shkak të mashtrimit që nga fillimi i lojës në 2020.

Shifrat u zbuluan nga Raven Software, pasi një valë prej 30 mijë lojtarësh janë pezulluar përgjithmonë duke mos pasur qasje më në lojë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Raven Software: “Dje kemi ndaluar mbi 30 mijë llogari dashakeqe në Call of Duty, kështu duke u bërë mbi gjysmë milion llogari të ndaluara.

“Sjellja ‘dashakeqe’ mund të përfshijë përdorimin e mashtrimeve ose hacks, të cilat janë të ndaluara sipas rregullave aktuale të Warzone”, shkruhet në Twitter.

klankosova.tv

lajme të ngjashme