Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çaji mrekullibërës i xhenxhefilit

NULL NULL
18.08.2021 08:45

Çdo ndryshim i stinës mund të ndikojë në shëndetin tuaj dhe të çojë në dhimbje të fytit apo çrregullime të tretjes. Në mes të kësaj pandemie gjithashtu nevojitet kujdes i shtuar në përmirësimin e imunitetit dhe shmangien e virusit edhe pas vaksinimit. Pra, çfarë duhet të bëni?

“Çaji djegës dhe i ëmbël i xhenxhefilit është përzierje e përsosur që ju duhet për shëndetin tuaj”, ka thënë mjeku indian, Dixa Bhavsar, shkruan Indianexpress, përcjell Klankosova.tv

Sipas tij, çaji i xhenxhefilit ndihmon në qetësimin e fytit tuaj, në heqjen e dembelizmit, djegien e dhjamit të barkut, në zvogëlimin e dhimbjeve të barkut për shkak të gazit, në rritjen e tretjes, në uljen e fryrjes së barkut, si dhe përmirëson imunitetin.

Përbërësit që nevojiten për përgatitjen e këtij çaji janë:

1 xhenxhefil i prerë ose i copëtuar

1 gotë ujë

Lëng limoni

Mjaltë

Metoda

Ziejeni xhenxhefilin në ujë për 5-7 minuta, pastaj shtoni lëngun e limonit, dhe në fund pasi çaji të marrë temperaturën e dhomës ose të jetë i vakët, jo përderisa është i nxehtë, ia shtoni mjaltin.

lajme të ngjashme