Buzo e ndërpret sfidën pas 26 orësh not të pandërprerë nga Italia për në Shqipëri NULL NULL 23.06.2023 16:01 23.06.2023 16:01 Eva Buzo Sfida e avokates shqiptare Eva Buzo për të kaluar me not kanalin e Otrantos nga Italia në Shqipëri u ndërpre 16 kilometra larg bregut shqiptar. Buzo u ndal disa kilometra nga Gadishulli i Karaburunit për shkak të problemeve shëndetësore pas rreth 28 orësh not të pandërprerë. Ajo u dërgua në Spitalin e Vlorës, shkruan Tvklan, përcjell Klankosova.tv Eva Buzo e mori këtë nismë për të njohur më mirë vendin e saj të origjinës, por edhe të jepte një mesazh kundër trafikimit të qenieve njerëzore e të mblidhte fonde për refugjatët. Ajo është e para grua që zgjodhi të kalojë kanalin e Otrantos duke notuar. Eva Buzo e cila e ka pasion notin ka pasur edhe aventura të tilla më parë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS