Buzhala: Për Kurtin duhet me qenë i vdekur për me qenë hero NULL NULL 27.01.2025 21:36 27.01.2025 21:36 Gazetari Berat Buzhala, ka thënë se për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurtin, fatkeqësisht duhet të jesh i vdekur për të qenë patriot ose hero. Buzhala tha se për Kurtin, asnjë shqiptar i gjallë nëse nuk është në Lëvizjen Vetëvendosje, për të s’ka bë kurrgjë. “Për Albin Kurtin, fatkeqësisht duhet të jesh i vdekur për të qenë patriot ose për të qenë hero i këtij vendi. Asnjë shqiptar i gjallë, nëse nuk është në Lëvizjen Vetëvendosje, për të s’ka bë kurrgjë. Nuk ka shqiptarë të gjallë të luftës, që është i mirë”. “Çka kanë dallim Sami Lushtaku me Rexhep Selimin, apo me Daut Haradinajn. Por “10-shin” e glorifikojnë”, tha Buzhala në Rubikon në Klan Kosova. Më tej, ai e komentoi edhe tubimin e VV-së në Drenas e Skenderaj, ku tha se përveç ligjit, në politikë duhet të ketë edhe logjikë. “Ky mund të shkojë edhe në Burojë, por logjika thotë se ‘është i liderit tjetër’ dhe ti nuk shkon të provokosh atje, sepse është provokim nëse shkon në fshat të tij”, tha ai.