Burri shokohet, gruaja e rrihte vazhdimisht djalin e vogël (VIDEO) NULL NULL 26.08.2016 18:38 26.08.2016 18:38 Një burrë i cili dyshonte se gruaja e tij po e rrihte djalin e tyre të vogël, është tmerruar pasi ka parë videot në të cilat shfaqet abuzimi me të voglin. Ai kishte instaluar kamera të sigurisë në shtëpinë e tyre në Indi, pasi që kishte shumë dyshime për sjelljet e gruas me fëmijën e tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Mirëpo në vend se t’ia largonte dyshimin, ajo se çka ka parë në video incizime, vetëm sa ja ka vërtetuar se ka shumë të drejtë. Në fillim ajo duket sikur po luan me të, mirëpo më pas me forcë e gjuan në shtrat dhe fillon t’i mëshojë shuplaka në shpinë. Ndërsa, djali i tyre, nuk ka shfaqur asnjë reagim, gjë që lë të kuptohet se ai është mësuar me këtë abuzim nga nëna e tij. Bashkëshorti, tashmë i ka lajmëruar autoritetet për sjelljen e gruas së tij.