Burri rrah gruan dhe vajzën në Suharekë – policia i gjeti edhe pushkë ajrore NULL NULL 25.05.2025 08:49 25.05.2025 08:49 Një burrë ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas dhe vajzës së tij në Suharekë. Rastin në polici e ka raportuar vajza e të dyshuarit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore e cila ishte e dëmtuar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, raporton Klankosova.tv.