Burri që u aksidentua tre muaj më parë në Kamenicë, vdes në QKUK NULL NULL 06.07.2024 08:37 06.07.2024 08:37 Foto nga arkiva: Klinika Emergjente. Një burrë i cili është aksidentuar tre muaj më parë në Kamenicë, ka vdekur në QKUK. Ai ishte duke u trajtuar, kur ndërroi jetë, përcjell Klankosova.tv. “Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.