Burri nga Amerika fiton llotarinë për herën e gjashtë NULL NULL 01.02.2021 11:50 01.02.2021 11:50 Një burrë nga Idaho ka fituar për herë të gjashtë lotarinë në një lojë gërvishtëse Crossword. Bryan Moss nga Meridian fitoi 250 mijë dollarë. Lotaria e Idahos në një njoftim për shtyp, deklaroi se çmimi i tij është më larti, por shumë larg nga çmimi i madh. Ai zotëron dyqanin shëndetësor Newko Sport dhe Nutrition. Moss tha se luan rregullisht sepse e di që përfitojnë shkollat e Idaho. Lotaria Idaho ndahet në shkollat publike dhe Fondin e Ndërtimit të Përhershëm. Në total, gjatë historisë së lotarisë shtetërore, 961.5 milionë dollarë janë kontribuar për këto dy njësi. “Jam krenar që ndihmoj në mbështetjen e shkollave publike të Idahos, kjo është arsyeja pse unë luaj”-tha Moss. Burri planifikon që të gjitha paratë e fituara të i jep vajzës për arsimimin, raporton CNN përcjell Klan Kosova.