Burri me organin gjenital më të vogël në botë, merr ofertë falas për zmadhimin e tij NULL NULL 30.06.2026 16:25 30.06.2026 16:25 Michael Phillips Një mjek i njohur i kirurgjisë estetike nga Beverly Hills i ka bërë një ofertë të pazakontë Michael Phillips, 38-vjeçarit nga Karolina e Veriut, i cili pretendon se ka penisin më të vogël në botë. Robert Dorfman ka deklaruar se është prekur nga historia e Phillips dhe i ka ofruar pa asnjë pagesë një procedurë për zmadhimin e penisit, e cila normalisht kushton rreth 20 mijë dollarë, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv. “E kuptoj se sa personale dhe të ndjeshme janë këto shqetësime. Ato mund të ndikojnë ndjeshëm në vetëbesimin dhe cilësinë e jetës. Nëse kam mundësinë ta ndihmoj dikë të ndihet më mirë me veten, jam i gatshëm t’ia ofroj këtë shërbim falas”, është shprehur mjeku për TMZ. Phillips, i cili sipas tij është diagnostikuar nga mjekët me mikropenis, thotë se organi i tij gjenital ka një gjatësi prej vetëm 0.38 inç (rreth 1 centimetër). Ai pretendon se kjo gjendje i ka shkaktuar vështirësi jo vetëm në jetën personale dhe emocionale, por edhe gjatë urinimit. 38-vjeçari e ka krahasuar madhësinë e penisit të tij në ereksion me thoin e gishtit të vogël të dorës. Pak ditë më parë, Phillips kishte hapur një fushatë në GoFundMe për të mbledhur fonde për një operacion zmadhimi, por e mbylli atë vetëm një ditë më vonë pasi u informua për rreziqet e mundshme të ndërhyrjes kirurgjikale, përfshirë humbjen e ndjeshmërisë ose pamundësinë për të arritur ereksion. Sipas tij, tashmë po shqyrton alternativa më pak invazive, si trajtimet me injeksione, ndërsa oferta e kirurgut nga Beverly Hills mund të ndryshojë planet e tij.