Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bryant dhe James sërish dhurojnë spektakël

NULL NULL
11.03.2016 12:00
Përballja mes dy yjeve të basketbollit amerikan pati dy rezultate - statistikat i fitoi Bryant, ndërsa ndeshjen James.

Publiku i “Staples Center” shijoi përplasjen e 22-të mbi parket mes Kobe Bryant dhe LeBron James, me dy të yjet e NBA që ofruan një mbrëmje spektakolare të basketbollit amerikan.

Betejën e statistikave e fitoi Black Mamba, me 26 pikë, 2 asist dhe 5 ribound, ndërsa mbreti James u ndal në 24 pikë, 7 asiste dhe 5 topa të kontrolluar nën tabelë.

Përsa u përket shifrave përfundimtarë Cavaliers triumfuan 120-108. Me këtë disfatë Lakers ndalën serinë e fitoreve të arritura ndaj Golden State dhe Orlando Magic.

Në fakt të dyja skuadrat më shumë se për fitoren menduar për spektaklin, duke fituar edhe duartrokitjet e tifozëve kalifornianë.

https://www.youtube.com/watch?v=XmOvsEN_9po

lajme të ngjashme