Bruce Springsteen publikon albumin LIVE “Streets of Philadelphia” NULL NULL 07.07.2020 14:55 07.07.2020 14:55 Legjenda e muzikës amerikane, Bruce Springsteen, e ka publikuar albumin LIVE “Streets of Philadelphia” të cilin e kishte incizuar në një koncert më 1999 në “First Union Center” të Philadelphia-s. Pjesë e këtij albumi është padyshim edhe bendi i tij përcjellës, The E Street Band, që ka kontribuar në tingullin dhe tonin unik të të ashtuquajturit Bos. Albumi bart emrin e këngës që Springsteen e kishte shkruar për filmin “Philadelphia” për çfarë edhe ishte shpërblyer me Oskar për këngën më të mirë. Që nga regjistrimi i kësaj kënge, Springsteen e ka kënduar atë vetëm tetë herë, dhe versionin e vitit 1999 mund ta dëgjoni më poshtë: