Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brnabiq: Kosova në samitin e Sofjes, absurditet politik

NULL NULL
02.04.2018 14:49

Kryeministrja serbe,  Ana Brnabiq tha sot se është absurditet politik që Kosova duhet të jetë prezente në Samitin Evropian për Ballkanin Perëndimor që do tëm bahet më 17 maj në Sofje të Bullgarisë.

Sipas saj,  Beogradi, varësisht nga veprimi i Prishtinës për të themeluar Asociacionin e Komunave Serbe, do të vendosë a do të marrë pjesë në këtë takim.

“Në varësi të kësaj, ne do të vendosim për samitin në Sofje më 17 maj. Bullgaria është partneri ynë i madh dhe Bashkimi Evropian është qëllimi ynë strategjik, ne duam komunikim të mirë dhe interesi i vendit tonë është që të jemi në këtë samit”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

Pos Spanjës edhe Rumania dhe Qiproja janë afër vendimit që të mos marrin pjesë në diskutimet kryesore të këtij samiti, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme