Britney Spears dhe Sam Asghari drejt finalizimit të divorcit të tyre NULL NULL 03.02.2024 19:08 03.02.2024 19:08 Britney Spears dhe Sam Asghari Britney Spears dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari, pothuajse kanë finalizuar divorcin e tyre, gjashtë muaj pasi ai bëri kërkesë për t’i dhënë fund martesës së tyre 14-mujore. Sipas dokumenteve të reja ligjore, të siguruara nga TMZ, ekipi i aktorit 29-vjeçar ia dorëzoi financat e tij avokatëve të yllit të popit, transmeton Klankosova.tv. Kjo përfshin “deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve midis dokumenteve të kërkuara, si dhe një listë të pasurive dhe pronave të veçanta dhe të komunitetit”. Gazeta theksoi se “paraqitja e deklarimeve financiare është shpesh hapi i fundit i ndërmarrë në një divorc që sugjeron që të gjitha palët po arrijnë një marrëveshje”.