Britma e grusht në Ferizaj, Baraliu: Jam sinqerisht i brengosur për shëndetin mendor të Albinit NULL NULL 20.01.2025 10:49 20.01.2025 10:49 Analisti që dikur mbështeste, qeverisjen e Albin Kurtit, së fundit ka shprehur shqetësim mbi shëndetin mendor dhe sjelljet e tij si kryeministër gjatë fushatave elektorale. Për njërën të fundit, ai madje kërkon edhe vlerësimin e psikologëve që ta konfirmojnë, mendimin e tij që sjelljet e Kurtit, nuk janë normale, transmeton klankosova.tv. ”Jam sinqerisht i brengosur për shëndetin mendor të Albinit – dhe konsekuencat për gjithë ne 😢. Shiheni grushtin në fund 🤯. Ndoshta unë po ‘mbishikoj’ çka nuk vërehet, por këto sjellje e britma nuk më duken normale. Ftoj psikologët të më kundërshtojnë (ose konfirmojnë shqetësimin tim)”.