Britania synon që me vaksinat antiCOVID të ‘luftojë’ variantin indian NULL NULL 31.05.2021 16:41 31.05.2021 16:41 Autoritetet shëndetësore britanike po synojnë të vaksinojnë 15 mijë njerëz në një ditë në stadiumin e ragbit “Twickenham” të Londrës. Varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Indi, përbën shumicën e rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar. Shkencëtarët tregojnë se është lloji i parë më dominues në Mbretërinë e Bashkuar, por që vaksinat aktuale janë efektive ndaj këtij varianti. Tre të katërtat e të rriturve në Britani kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID-19, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët shëndetësorë në qytetin veriperëndimor të Anglisë, Bolton, tregojnë se numri i të infektuarve ka filluar të bie.