Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën NULL NULL 03.05.2024 08:58 03.05.2024 08:58 Foto nga arkiva: Cameron e ka bërë sigurimin e armëve për Ukrainën një nga prioritetet e tij kryesore. Fotografia: Thomas Peter/Reuters Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 3 miliard funte (mbi 3 miliardë e 500 milionë euro) në vit ndihmë për Ukrainën. Kjo do të bëhet “për aq kohë sa është e nevojshme” për të dhënë ndihmën, tha të enjten sekretari i jashtëm britanik, David Cameron. Ai kështu u shpreh në vizitën e tij të dytë në Ukrainë, që kur e mori postin të cilin e gëzon aktualisht. Cameron tha gjithashtu se nuk kishte asnjë kundërshtim nëse armët e furnizuara nga Britania e Madhe do të përdoreshin për të goditur brenda Rusisë. Ai takoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dhe ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, në udhëtimin e tij, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Cameron e ka bërë sigurimin e armëve shtesë për Ukrainën një nga prioritetet e tij kryesore si sekretar i jashtëm. Njoftimi i tij është premtimi më i madh i shpenzimeve të Mbretërisë së Bashkuar që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.