Britania me thirrje në OKB për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme NULL NULL 13.06.2025 23:26 13.06.2025 23:26 Mes sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit në mbrëmje, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një takim mbi tensionet në rritje midis dy vendeve. Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar i është drejtuar këshillit, duke thënë: “Prioriteti ynë i parë duhet të jetë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme. “Ne i nxisim të gjitha palët të tërhiqen urgjentisht, të tregojnë përmbajtje dhe të ulin tensionet” Barbara Woodward tha se zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë folur sot me Izraelin dhe një ministër Iranian, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv. “Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka mbështetur një zgjidhje diplomatike për të sfiduar përshkallëzimin bërthamor të Iranit, i cili nuk ka asnjë justifikim të besueshëm”, shton ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sorensen rreth takimit me Vuçiqin: Diskutuam për normalizimin e raporteve me Kosovën 26 minuta më parë