Britania sfidon Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Dorëzoni Radoiçiqin NULL NULL 21.10.2025 17:53 21.10.2025 17:53 Britania e Madhe u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë sa më shpejt. Njohja, sipas përfaqësueses së Britanisë, është thelbësore për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe për zhvillimin e plotë të vendit. Në fjalimin e saj, ajo ritheksoi thirrjen ndaj Serbisë që të sigurojë përgjegjësinë penale të autorëve të sulmit në Banjskë, duke e dorëzuar kryeterroristin Milan Radoiçiq. “Llogaridhënia për sulmin në Banjskë dhe për sulmet ndaj KFOR-it është pritur shumë gjatë”. /Klankosova.tv