Britania e Madhe nuk do të dërgojë trupa tokësore në luftime kundër Houthit NULL NULL 01.02.2024 19:39 01.02.2024 19:39 Foto ilustruese. Mbretëria e Bashkuar nuk do të dërgojë trupa tokësore në luftime kundër militantëve Houthi në Jemen, tha zëvendëskryeministri Oliver Dowden. “Le të jemi të qartë që në fillim. Nuk kemi asnjë plan për të këtë”, ka thënë Dowden, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se sulmet ajrore, të cilat kanë marrë njëfarë mbështetjeje ndërkombëtare, kishin për qëllim zvogëlimin e aftësisë së Houthit për të kërcënuar anijet në Detin e Kuq dhe jo për të dëbuar grupin. Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që nga janari, kanë goditur objektivat Houthi në Jemen me sulme ajrore pas muajve të sulmeve të Houthi ndaj anijeve tregtare dhe detare në Detin e Kuq.