Britania do të dërgojë në Ukrainë municione me vlerë mbi 286 milionë euro NULL NULL 24.02.2024 08:37 24.02.2024 08:37 Foto nga arkiva. Kiev Britania është zotuar të shpenzojë mbi 286 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm për municione artilerie për Ukrainën. Kievi po përballet me mungesa municionesh dhe u ka kërkuar aleatëve ndihmë më të madhe, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Sipas Britanisë, kjo ndihmë do t’u mundësojë forcave të Ukrainës edhe të rikuperojnë dhe rivendosin automjetet e dëmtuara nga armët antitank dhe minat tokësore.