Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Breshka “fluturuese” godet xhamin e veturës, lëndon një grua

NULL NULL
28.04.2021 11:50

Nuk është e pazakontë që shkëmbinjtë dhe mbeturinat tjera të përplasen në xhamin e përparmë të veturës dhe të lëndojnë shoferin ose pasagjerin – por një breshkë?

Një grua 71-vjeçare që ishte rrugës në veturë me vajzën e saj, pësoi lëndim në ballë kur një breshkë shpërtheu në xhamin e makinës së tyre, raporton Daytona Beach Neës-Journal, transmeton Klan Kosova.

Vajza e ndali veturën dhe kërkoi ndihmë nga kalimtarët e radhës. Sipas regjistrimit të thirrjes për ndihmë të shpejtë, të dy ishin të befasuar nga ajo që gjetën.

“Ka një breshkë këtu”, dëgjohet duke thënë një burrë. “Një breshkë!” – bërtiti vajza. “Një breshkë prej së vërteti?”

Kjo goditje shkaktoi çarje dhe goxha gjak, por gruaja nuk pësoi lëndim serioz. Breshka ka të ngjarë të kalonte rrugën e autostradës dhe u godit e u hodh në ajër nga një automjet tjetër.

“Betohem në Zot që kjo grua ka fatin më të keq të gjithçkaje”, i tha vajza operatorit të ndihmës së shpejtë teksa ishte duke u kujdesuar për nënën e saj të lënduar.

 

lajme të ngjashme