Brahimaj: AAK nuk do të bashkëpunojë në asnjë formë me Kurtin dhe VV-në (VIDEO) NULL NULL 12.04.2025 17:48 12.04.2025 17:48 Lahi Brahimaj Lahi Brahimaj, deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje në asnjë rrethanë edhe nëse u jepet ndonjë pozitë e lartë në formimin e institucioneve të reja. Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka pohuar se këtë e ka për një periudhë të gjatë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. “Z. Ramush Haradinaj e ka thënë para zgjedhjeve në vazhdimësi se Z. Albin Kurti është e keqja e Kosovës, të njëjtën gjë e ka thënë edhe gjatë fushatës dhe të njëjtën gjë e ka thënë edhe pas zgjedhjeve”. “Por, edhe të njëjtën gjë e tha edhe para një natë se në asnjë rrethanë, për asnjë çmim nuk do të jem me Z. Kurtin, në asnjë kalkulim”, ka thënë Brahimaj. /Klankosova.tv