Bradley dhe Irina jetonin të ndarë edhe para ndarjes NULL NULL 08.06.2019 22:00 08.06.2019 22:00 Bradley Cooper dhe Irina Shayk, thuhet se jetonin të ndarë edhe para ndarjes së tyre. Aktori 44 vjeçar dhe modelja 33 vjeçare i dhanë fund lidhjes së tyre, pas katër vjet bashkë, transmeton Klan Kosova. “Irina nuk është e fokusuar në famë – ajo thjesht dëshiron të mbrojë familjen e saj. Bradley është gjithë kohës në punë dhe po përpiqet të përfitojë nga çdo mundësi në karrierë”, tha një burim për People. “Kanë kaluar shumë kohë larg njëri-tjetrit. Ata jetonin të ndarë. Nëse ai ishte në L.A ajo ishte jashtë qytetit”, vazhdoi më tej burimi. As Bradley Cooper as përfaqësuesit e Irina Shayk nuk kanë komentuar mbi ndarjen.