Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bradley Cooper ka pasuri prej 100 milionë dollarëve – por pritet të rritet

NULL NULL
01.03.2019 10:00

Bradley Cooper së shpejti do të marrë një pagesë të majme nga filmi “A Star Is Born”.

Aktori 44 vjeçar ka qenë skenarist, regjisor dhe madje edhe aktor në versionin e ri të mjuzikllit, ku luante përkrah Lady Gagës.

Ky film ka arritur të marrë tetë nominime për ccmimin Oscar këtë vit derisa ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale” për këngën “Shallow”.

Duket se “A Star Is Born” do t’i sjellë shumë të ardhura aktorit.

Sipas Celebrity Net Worth, Bradley Cooper raportohet se aktualisht ka pasuri prej 100 milionë dollarëve, një numër që pritet të shënojë rritje pas pagesës që ai do të marrë për filmin e tij të fundit.

Filmi “A Star Is Born” ka arritur të grumbullojë deri tash fitime bruto prej 425 milionë dollarëve në ndërkohë që buxheti për prodhimin e tij ka qenë 36 milionë dollarë – që nënkupton se është një sukses shumë i madh.

Meqë Cooper kishte një rol të trefishtë në këtë film – aktor, producent dhe skenarist – ai pritet të marrë një shumë të madhe parash.

Por edhe para “A Star Is Born”, Cooper ishte një nga aktorët me fitimet më të mëdha.

Në vitin 2014 ai arriti të fitojë 46 milionë dollarë për filmat “Hangover Part IIAmerican Hustle” dhe “Guardians of the Galaxy” dhe zërin e tij në “Guardians of the Galaxy”.

Në ndërkohë në vitin pasues ai arriti të grumbullojë 41, 5 milionë dollarë nga rolet në filmat “American Snipe” dhe “Aloha” dhe serinë e Netflix “Wet Hot American Summer” .

 

lajme të ngjashme