Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brad Pitt e provon sërish me Jennifer Aniston?

NULL NULL
28.08.2019 20:15

U bënë gjashtë muaj që prej ndarjes së çiftit të famshëm Brad Pitt-Angelina Jolie. Por, duket se Brad Pitt i ka kthyer sërish sytë nga ish-i i tij Jennifer Aniston.Sipas një burimi para disa ditësh, Pitt i ka çuar një mesazh urimi Aniston në ditëlindjen e saj të 48-të. Komunikimi i tyre interaktiv ka vazhduar edhe më tej, duke kujtuar edhe momente nga e kaluara e tyre si çift, shkruan bordo. “Brad i ka folur Jennifer për kohën e vështirë që po kalon pas ndarjes dhe ajo i ka dhënë mbështetjen e saj”, është shprehur një burim. Por për të gjithë ata që po mendojnë se mund të ketë sërish diçka mes Pitt dhe Aniston, duhet thënë që kjo nuk është aspak e vërtetë.

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston kanë qenë të martuar dhe kanë qëndruar së bashku nga viti 1998 deri në vitin 2005, ku më pas Pitt u dashurua me Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit “Mr. and Mrs Smith”.

 

lajme të ngjashme