Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brad Pitt do të shfaqë filmin e tij në Festivalin e Venecias

NULL NULL
25.07.2019 19:00

Filmi  i Brad Pitt “Ad Astra” së bashku me Timothée Chalamet dhe dramën  “The King” të Robert Pattinson janë ndër filmat që do të kenë shfaqjen e tyre botërore në Festivalin e Filmit të Venecias, i cili fillon në fund të gushtit.

Filmi i Panama Papers “The Laundromat” me regji të Steven Soderbergh, ku luajnë fituesit e çmimeve Oscar Meryl Streep dhe Gary Oldman, është gjithashtu në linjën e festivalit.

Haifaa Al-Mansour, e cila është regjisorja e parë grua që ka xhiruar një film në Arabinë Saudite, do të shfaqë filmin e ri “The Perfect Candidate” në këtë festival.

Festivali i Fimit të Venecias është një festival ku fituesit e çmimeve të mëdha shpesh kanë nisur fushatat e tyre.

Në vitet e fundit, fituesit më të mirë të Çmimit Oscar, përfshirë The Shape of Water dhe Birdman janë shfaqur për herë të parë në festivalin italian.

lajme të ngjashme