Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bota përkujton kryembretëreshën (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 09.09.2022 20:53

96 topa u gjuajtën për 10 sekonda në Canberra të Australisë.

Më këtë simbol të vjetëve të jetës së Mbreteshës Elizabeth, parlamenti australian nderoi jetën dhe veprën e monarkës më të vjetër në botë.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth uli flamujt në gjysmështizë edhe në Gjermani e cila dikur ishte armike e Mbretërisë së Bashkuar.

“Gjermania kujton me mirënjohje Mbretëreshën, e cila, ndër shumë të tjera, ndikoi që e ish-armiqtë e kohës së luftës Britania e Madhe dhe Gjermania të ishin në gjendje të pajtoheshin përsëri. Vizitat e saj të shumta këtu me ne ishin gjithashtu ngjarje të jashtëzakonshme” deklaroi Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Urtësinë dhe ndjeshmërinë e Mbretëreshës Elizabeth II e kujtoi edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Elizabeta II zotëroi gjuhën tonë, e donte kulturën tonë dhe preku zemrat tona. Që nga kurorëzimi i saj, ajo i njihte dhe fliste me të gjithë presidentët tanë. Asnjë vend tjetër nuk kishte privilegjin ta mirëpriste atë se sa ne. Në të kam njohur një shembull unik përkushtimi ndaj popullit të saj dhe një aleate shumë të ngushtë.” tha President francez, Emmanuel Macron.

Ngushëllime për mbretëreshën pati edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit po përjeton ende luftën e pushtimit rus.

“Kjo është një humbje e rëndë për Evropën dhe mbarë botën. Në emër të popullit ukrainas, i shpreh ngushëllimet familjes mbretërore, dhe gjithë Mbretërisë së Bashkuar, dhe vendeve të e Commonwealth”, deklaroi Zelensky.

Një telegram ngushëllimi drejtuar Mbretit Charles III e bëri edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Ai tha se mbretëresha, ishte një figurë e rëndësishme historike gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar që gëzonte me të drejtë dashurinë dhe respektin e subjekteve të saj, si dhe autoritetin në skenën botërore.

lajme të ngjashme