Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bostoni e barazon edhe njëherë serinë ndaj 76ers

NULL NULL
12.05.2023 12:29

Boston Celtics e ka barazuar edhe njëherë serinë në 3-3 ndaj Philadelphia 76ers.

Celtics e nisi në mënyrë fantastike çerekun e parë duke e mbyllur 29-22. Çereku i dytë u mbyll baras 21-21.

Ndërkohë, në periudhën e tretë 76ers arritën që të rikthehen në lojë duke e fituar me shifrat 30-21. Teksa përcaktues në fitoren e Celtics ishte çereku i fundit, të cilin e fituan me rezultat 24-13.

Më i dalluari në ndeshje ishte Joel Embiid me 26 pikë, 10 kërcime dhe një asistim. Ndërkohë te Bostoni më i miri ishte Marcus Smart me 22 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Ndeshja e shtatë do të zhvillohet të dielën. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme