Bosnja shtang Italinë, kualifikohet në Botëror NULL NULL 31.03.2026 23:41 31.03.2026 23:41 Ajo festa e Italianëve kur mësuan se për kundërshtar në finalen e play-off-it do ta kenë Bosnjën, iu doli “dardhë me bisht”. Italianët u eliminuan nga BeH-ja pas akordimit të penaltive. Pjesa e rregullt përfundoi 1-1, kur Italia edhe mbeti me 10 lojtarë në fushë. Në vazhdime, dy skuadrat nuk arritën t’ia tundin rrjetat njëra-tjetrës, çka bëri që ndeshja të shkojë ne penalti. Aty, lojtarët e Bosnjës u treguan të saktë 100%, duke rrëzuar kështu Italinë e madhe. /Klankosova.tv