Boshnjakët marshojnë për viktimat e Srebrenicës (VIDEO) NULL NULL 08.07.2022 20:25 08.07.2022 20:25 Malet lindore të Bosnjës u mbushën me njerëz. Të gjithë këta u bënë bashkë për të nisur një marshim paqeje, i cili përkujton masakrën e rëndë të Srebrenicës së vitit 1995. Pikërisht në këto pyje, 27 vjet më parë, të paktën 8,000 meshkuj boshnjakë, trupat serbe i ndanë nga gratë, nënat dhe motrat e tyre, e më pas i ndoqën e i vranë. Kalimi në rrugën e njëjtë ishte shumë i rëndë për marshuesit. “Kjo ndjenjë nuk mund të përshkruhet me fjalë. Në disa momente dhe vende ku kaluam, thjesht ndjeva lëkurën time të rrëqethet,” deklaroi Malic Mirce, marshues nga qyteti boshnjak i Tuzlës. Ushtarët serbë të Bosnjës i hodhën trupat e viktimave në varreza të shumta masive të shpërndara nëpër qytetin lindor në një përpjekje për të fshehur provat e krimit. Së fundi janë gjetur edhe eshtrat e 50 viktimave të tjera, ndonëse ekspertëve u është dashur të përdorin analizën e ADN-së për të bashkuar një trup nga kockat e gjetura nëpër vende kilometra larg njëri-tjetrit. “Çfarë mund të them, kjo është shumë e vështirë për mua. Kam humbur burrin, djalin dhe vëllanë tim. Gjithçka,” tha Fatima Aljiq, një nënë nga Srebrenica. Eshtrat e burrave dhe djemve, të gjetur në varre masive, do të rivarrosen në Srebrenicë, të hënën, në 27-vjetorin e masakrës.