Borrell shpreh ngushëllime për vdekjen e presidentit dhe ministrit iranian NULL NULL 20.05.2024 12:21 20.05.2024 12:21 Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, ka lëshuar një deklaratë për Iranin. Ai ka shprehur ngushëllimnet e tij për vdekjen e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarëve të tjerë iranianë të përfshirë në rrëzimin tragjik të helikopterit, përcjell Klankosova.tv. “Bashkimi Evropian shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarëve të tjerë iranianë të përfshirë në rrëzimin tragjik të helikopterit të dielën”, tha Borrell. “BE shpreh ngushëllimet e saj për familjet e të gjitha viktimave dhe për qytetarët iranianë të prekur,” shtoi ai.