Borrell kërkon zgjedhje menjëherë në veri: Ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera NULL NULL 14.09.2023 16:04 14.09.2023 16:04 Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell ka bërë thirrje urgjente për zgjedhje në katër komunat veriore. Borrelli, tregoi mënyrën se si mund të kryhet zgjidhja që të mbahen këto zgjedhje. “Sot u bëmë thirrje që të marrin masa në veri për të shtensionuar situatën. Duhet të ketë zgjedhje menjëherë, ne nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera, duhet të ketë menjëherë zgjedhje”, u shpreh Borrell. “Le të flasim për rrugën drejt zgjedhjeve, largimi i kryetarëve mund të bëhet ose me mbledhjen e nënshkrimeve, ose do të japin dorëheqje”, Ai tregoi se ka marrë siguri nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje. “Mozgjidhja do ta vonojë marrëveshjen, nga marsi patëm një marrëveshje të mirë, që siguron normalizimin dhe paraqet të mira për të dyja palët nëse do të arrihej marrëveshja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 17 orë më parë