Na ndiqni në:

Get it on Google Play Download on the App Store

Borrell: Izraeli të heqë dorë nga një ofensivë tokësore në Rafah

NULL NULL
06.05.2024 14:10
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, flet me shtypin ndërsa mbërrin për një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, Belgjikë, më 19 shkurt. Fotografia: Reuters

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se është e papranueshme thirrja e Izraelit për evakuim të civilëve në Rafah.

Me anë të një shkrimi në platformën X, ai ka theksuar se Tel Avivi zyrtar duhet të heqë dorë nga ofensivat tokësore në Rafah.

“Urdhrat e evakuimit të Izraelit për civilët në Rafah parashikojnë më të keqen: më shumë luftë dhe krizë ushqimore. Është e papranueshme”.

“Izraeli duhet të heqë dorë nga një ofensivë tokësore dhe të zbatojë Rezolutën 2728. BE-ja, me Komunitetin Ndërkombëtar, mund dhe duhet të veprojë për të parandaluar një skenar të tillë”, ka thënë Borrell. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme